Osmani propozon liberalizim të plotë të vizave me Singaporin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sugjeruar në një takim me homologun e saj nga Singapori, Tharman Shanmugaratnam, heqjen e plotë të vizave për qytetarët..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sugjeruar në një takim me homologun e saj nga Singapori, Tharman Shanmugaratnam, heqjen e plotë të vizave për qytetarët e të dyja vendeve. Takimi u zhvillua në Davos, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, ku liderët diskutuan mundësitë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare.

Osmani theksoi se pasi qytetarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare të përfitojnë liberalizimin e vizave, hapi i ardhshëm duhet të jetë liberalizimi i plotë për të gjithë qytetarët, duke e parë këtë si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për t’i afruar më shumë popujt e tyre.

Gjithashtu, liderët diskutuan mundësinë e organizimit të një forumi ekonomik të përbashkët dhe rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Singapori e ka njohur Kosovën si shtet më 2016.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports