Nisin hetimet për manipulime me vota edhe në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar të premten se ka dhënë autorizim Policisë për të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me dyshimet për manipulime..

1 minute

Read Time

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar të premten se ka dhënë autorizim Policisë për të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me dyshimet për manipulime të votave në zgjedhjet për deputetë në Komunën e Malishevës. Hetimet kanë për qëllim identifikimin e personave përgjegjës, mbledhjen e informacionit dhe sigurimin e provave të nevojshme.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe të trajtojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Malisheva ishte një nga komunat ku u rinumëruan 100 për qind e votave, dhe dallaveret më të shumta u evidentuan në Partinë Demokratike të Kosovës. Tre kandidatëve të kësaj partie iu hoqën vota të konsiderueshme: Gazmend Maliqajt iu hoqën 927 vota, Fetah Paçarizit 728, ndërsa Adnan Thaqit 703. Ndërkohë, Hajdar Beqa humbi 244 vota, e Arbnore Salihu 209.

Nga partitë e tjera, Gëzim Hazrolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës pati 340 vota më pak, ndërsa Valon Hoti dhe Gani Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje patën përkatësisht 312 dhe 271 vota më pak.

Ndërkaq, gjatë ditës, në Prizren u arrestuan rreth 109 persona nën dyshimet se kanë bërë manipulime me votat për kandidatët për deputetë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports