OEK në gjykatë: ZRRE-ja po u shkakton humbje bizneseve

Në Gjykatën Supreme të Kosovës u zhvillua sot seanca gjyqësore lidhur me padinë që Oda Ekonomike e Kosovës ka ngritur ndaj Zyrës së Rregullatorit për..

1 minute

Read Time

Në Gjykatën Supreme të Kosovës u zhvillua sot seanca gjyqësore lidhur me padinë që Oda Ekonomike e Kosovës ka ngritur ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Çështja lidhet me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike – një proces që, sipas OEK-ut, është zbatuar në kundërshtim me ligjin dhe rregullat evropiane.

Avokati i OEK-ut, Ekrem Hoxha, theksoi se ky proces ka sjellë dëme financiare për shumë kompani dhe se vendimet e ZRRE-së kanë krijuar avantazhe të padrejta për disa operatorë privatë, duke cenuar konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit me energji.

Pas përfundimit të seancës, kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, deklaroi se pret një vendim të drejtë nga Gjykata Supreme, i cili do të garantojë respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të bizneseve në Kosovë. Ai shtoi se OEK mbetet e përkushtuar për të siguruar që liberalizimi i tregut të energjisë të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet evropiane. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports