Oda Ekonomike vlerëson festivalin Sunny Hill me çmimin për Impakt Ekonomik

Një nga ngjarjet kulturore më të fuqishme që ka dalë nga Kosova ka marrë një vlerësim të rëndësishëm institucional.

Festivali Sunny Hill është nderuar nga Oda Ekonomike e Kosovës me Çmimin për Impakt Ekonomik 2025, në kuadër të gala-mbrëmjes “THE BEST OF KOSOVA 2025”, për kontributin e tij të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe për promovimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes muzikës dhe industrisë kreative.

Si platformë që bashkon muzikën, kulturën dhe kreativitetin, Sunny Hill ka shërbyer si urë lidhëse mes Kosovës dhe skenës globale të industrisë muzikore. Përtej vlerës artistike, festivali ka prodhuar edhe përfitime konkrete ekonomike, duke ndikuar drejtpërdrejt në sektorë si turizmi, hoteleria, gastronomia, transporti dhe shërbimet përcjellëse.

Sipas vlerësimeve, impakti ekonomik i festivalit arrin rreth 22 milionë euro, ndërsa ndikimi medial llogaritet në qindra miliona euro, me mbi 150 media të akredituara nga mbarë bota.

Edicioni i sivjetëm ka mbledhur mbi 100 mijë vizitorë gjatë tri ditëve, nga rreth 60 shtete të ndryshme. Kapacitetet hoteliere në Prishtinë dhe rrethinë kanë qenë të rezervuara pothuajse 99%. Ndërkohë, organizatorët kanë lansuar edhe platformën “Sunny Hill Travel”, e cila synon promovimin e turizmit në Kosovë, duke ofruar pako që përfshijnë akomodim, bileta dhe transport.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës u theksua se Sunny Hill përfaqëson një shembull të qartë se si ngjarjet kulturore mund të shndërrohen në motorë të zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë kulturore.

Në edicionin e këtij viti performuan yje të muzikës botërore si Dua Lipa, e cila u ngjit në skenë në kuadër të turneut të saj “Radical Optimism”, turneu më i madh i karrierës së saj deri më sot. Ajo vazhdon të dominojë platformat digjitale, me rreth 40 miliardë dëgjime totale në Spotify, ndërsa hitet “Don’t Start Now” dhe “Levitating” kanë secila mbi një miliard dëgjime.

Po ashtu, pjesë e festivalit ishin edhe Shawn Mendes me turneun “On The Road Again”, Peggy Gou, Anyma, si dhe Fatboy Slim, një ikonë e muzikës elektronike me karrierë shumëdekadëshe.

Në skenat e Sunny Hill janë ngjitur ndër vite edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtarë e vendorë si Calvin Harris, J Balvin, Martin Garrix, Action Bronson, Skepta, Burna Boy, Miley Cyrus, Bebe Rexha, Stormzy, Black Coffee, The Martinez Brothers dhe shumë të tjerë.

Festivali është gjithashtu i nominuar për t’u shpallur më i miri në Evropë në kategorinë e Festivaleve të Mesme nga “European Festival Awards”, ndërsa vitin e kaluar ishte renditur në mesin e pesë më të mirëve në këtë kategori. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
  • March 10, 2026

Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

Vazhdo lëximin...
Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
  • March 9, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës