Një person rrestohet në New York pasi sulmoi policët me topa bore

Një incident i pazakontë ka çuar në arrestimin e një burri në New York, pasi ai dyshohet se sulmoi efektivët e policisë me topa bore..

1 minute

Read Time

Një incident i pazakontë ka çuar në arrestimin e një burri në New York, pasi ai dyshohet se sulmoi efektivët e policisë me topa bore gjatë ndërhyrjes së tyre në një park.

Ngjarja ndodhi këtë javë, në momentin kur forcat e rendit iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë. Situata eskaloi dhe përfundoi me arrestimin e të dyshuarit.

Komisionerja e Policisë së New York-ut, Jessica Tisch, e cilësoi veprimin si “turpëruese” dhe “kriminale”.

Sipas Associated Press, disa oficerë u dërguan në spital për trajtim, megjithatë nuk janë bërë publike detaje lidhur me lëndimet e tyre.

About the Author