Incident i rëndë në KEK: humb jetën një 55-vjeçar në Termocentralin “Kosova B”

Një aksident i rëndë në ambientet e punës i ka marrë jetën një punonjësi 55-vjeçar në Termocentralin “Kosova B”. Ngjarja ka ndodhur sot dhe ka..

1 minute

Read Time

Një aksident i rëndë në ambientet e punës i ka marrë jetën një punonjësi 55-vjeçar në Termocentralin “Kosova B”. Ngjarja ka ndodhur sot dhe ka përfshirë një mjet transportues të llojit kamion.

Sipas njoftimit zyrtar, punonjësi ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e incidentit, ndërsa ekipet mjekësore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Rastin e ka bërë të ditur Korporata Energjetike e Kosovës.

“KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore”, shkruhet në njoftim.

About the Author