Tifozët e futbollit në kryeqytet do të kenë mundësinë ta ndjekin pa pagesë një nga përballjet interesante të kampionatit këtë fundjavë.
Klubi futbollistik Prishtina ka bërë të ditur se ndeshja kundër FC Ballkanit, e cila zhvillohet të shtunën në Kampin Nacional në Hajvali, do të jetë me hyrje falas për të gjithë shikuesit.
“Tifozët do të kenë qasje në tribunën ballore (Lindje), ndërsa pjesa tjetër e tribunave do të jetë e kufizuar, në përputhje me kushtet aktuale të këtij kompleksi”.
“Ndërkohë, tribunat prapa portave do të jenë plotësisht të mbyllura”, ka njoftuar FC Prishtina.
Ndeshja është planifikuar të nisë nga ora 13:00.














