Me rastin e festës së Fitër Bajramit, është përcjellë një mesazh urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Zonja e Parë, i cili është bërë publik edhe për qytetarët në Kosovë.
Ambasada amerikane në Kosovë ka shpërndarë këtë urim, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.
“Unë dhe Zonja e Parë u dërgojmë urimet tona më të mira çdo amerikani që feston Fitër Bajramin.Fitër Bajrami, i njohur edhe si Festa e Çlirimit të Agjërimit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane në nder të përkushtimit të tyre shpirtëror në përfundim të Ramazanit.
“Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e parimit themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin Administrata ime po lufton çdo ditë. U ofrojmë urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë”, thuhet në urim.














