Teatri dhe kinematografia shqiptare kanë humbur një nga emrat e tyre të respektuar. Aktori Zhani Ziçishti është ndarë nga jeta sot, në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe një karrierë të gjatë në skenë e film.
Zhani Ziçishti ishte një figurë e dashur për publikun, i njohur për talentin dhe përkushtimin e tij në teatër dhe në kinematografi.
Ai ka lindur më 31 maj 1940, në Korçë. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve), nisi punën si aktor pranë teatrit “Çajupi” të Korçës.
Me trupën e këtij teatri interpretoi një sërë rolesh, duke u bërë i njohur për publikun artdashës. Roli i tij i parë në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin Lumë drite në vitin 1970.
Gjatë karrierës së tij, Ziçishti interpretoi më shumë se 17 role në filma artistikë:
1990 – Kronikë e një nate
1988 – Rikonstruksioni
1987 – Përsëri pranverë
1986 – Dhe vjen një ditë
1986 – Tre ditë nga një jetë
1986 – Një jetë më shumë
1985 – Asgjë nuk harrohet
1981 – Agimet e stinës së madhe
1981 – Kur xhirohej një film
1980 – Dëshmorët e monumenteve
1979 – Mysafiri
1978 – Nga mesi i errësirës
1978 – Vajzat me kordele të kuqe
1977 – Flamur në dallgë
1976 – Fije që priten
1972 – Përballimi
1975 – Rrugicat që kërkonin diell
1975 – Beni ecën vetë
1975 – Lumë drite
Kontributi i tij në art do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së teatrit dhe filmit shqiptar.









