Mirënjohja e Osmanit për SHBA-në: Sakrificë dhe partneritet i pathyeshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, morën pjesë në ceremoninë “Marines Ball”, një ngjarje e dedikuar marinsave amerikanë…

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, morën pjesë në ceremoninë “Marines Ball”, një ngjarje e dedikuar marinsave amerikanë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin dhe mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë ofruar për Kosovën gjatë momenteve vendimtare të historisë së saj.

“Një mbrëmje e paharrueshme në ‘Marines Ball’, së bashku me aleatët tanë të përhershëm dhe në nderim të marinsave amerikanë që kanë qenë krah nesh në ditët më vendimtare të vendit tonë, dhe që vazhdojnë të kontribuojnë për paqe, në Kosovë dhe kudo në botë”, shkroi presidentja.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e partneritetit dhe sakrificës së tyre, duke e cilësuar lidhjen ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara si të pathyeshme. “Mirënjohëse për shërbimin, sakrificën dhe partneritetin e pathyeshëm që na ka bashkuar gjithmonë”, përfundoi Osmani. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports