Marta Kos për zgjedhjet e dhjetorit: E pakënaqur, duhet qeveri e re sa më shpejt

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka dhënë një vlerësim të ri për zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se proceset demokratike po funksionojnë, edhe..

1 minute

Read Time

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka dhënë një vlerësim të ri për zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se proceset demokratike po funksionojnë, edhe pse vendi po shkon sërish në zgjedhje. Ajo ka folur hapur për pritjet dhe shqetësimet që lidhen me këtë situatë.

Në një intervistë për A2CNN, Kos shpjegoi se, ndonëse i gëzohet funksionimit demokratik, ajo mbetet e pakënaqur me faktin që zgjedhjet po përsëriten në një moment kur BE-ja është në pritje të ratifikimit të dy marrëveshjeve për Planin e Rritjes. Sipas saj, këto dokumente janë kyçe për të proceduar me pagesat që lidhen me mbështetjen financiare për Kosovën.

“Për momentin Kosova po bën reformat e nevojshme, por ne nuk mund të lëvizim me financimin pa i pasur të ratifikuara këto dy marrëveshje,” theksoi ajo.

Ajo vuri në pah edhe faktin se Kosova, pavarësisht se nuk është ende kandidate zyrtare, është plotësisht e përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Kos shtoi se nuk e imagjinon zgjerimin e BE-së pa përfshirjen e Kosovës, duke nënvizuar marrëdhëniet e mira që kjo e fundit ka me vendet e rajonit dhe me Unionin.

Duke folur për pritjet pas zgjedhjeve, Kos u shpreh optimiste se një qeveri e re do të mund të avancojë më shpejt proceset reformuese. Ajo theksoi se Kosova ka bërë progres sidomos në aspektin ekonomik dhe se disa reforma tashmë janë realizuar, duke shprehur pritjen që një ekzekutiv funksional të hapë rrugën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports