Mesazh i Presidentes për Krishtlindje: Respekt, solidaritet dhe mikpritje

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urime për besimtarët e krishterë, duke theksuar vlerat e paqes,..

1 minute

Read Time

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urime për besimtarët e krishterë, duke theksuar vlerat e paqes, dashurisë dhe solidaritetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë qetësi shpirtërore, harmoni familjare dhe shëndet për çdo familje, duke vënë në pah rëndësinë e bashkimit dhe mirëkuptimit mes qytetarëve.

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi.

Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim.

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen”, ka shkruar e para e shtetit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports