Aksident trafiku në Rudar, pesë të lënduar, përfshirë dy policë

Një aksident trafiku është regjistruar në fshatin Rudar, ku disa persona kanë mbetur të lënduar, përfshirë edhe zyrtarë policorë. Sipas informatave të konfirmuara nga Policia,..

1 minute

Read Time

Një aksident trafiku është regjistruar në fshatin Rudar, ku disa persona kanë mbetur të lënduar, përfshirë edhe zyrtarë policorë.

Sipas informatave të konfirmuara nga Policia, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri zyrtar dhe tjetri civil, ndërsa gjithsej pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar komandanti i Njësisë së Trafikut në veri, Munish Avdiu.

“Ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore në magjistrale, në rrugën nacionale në fshatin Rudar. Janë të involvuara dy automjete, një automjet zyrtar dhe një civil, janë pesë persona të lënduar. Në mesin e tyre, dy zyrtarë policorë.”, deklaroi ai.

Avdiu po ashtu bëri të ditur se nga të lënduarit, një fëmijë ndodhet në gjendje më të rënduar si pasojë e aksidentit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports