Enea Mekolli, polici i njësisë “Shqiponja”, i vrarë një ditë më parë gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari në Maliq, u përcoll për në banesën e fundit mes lotëve dhe duartrokitjeve të kolegëve, të afërmve dhe miqve.
Siç shkruan Euronewsal, homazhet për 34-vjeçarin u zhvilluan nga ora 10:00 deri në 12:00 në Pallatin e Kulturës në Pogradec, transmeton Klankosova.tv.
Në ceremoninë e nderimit morën pjesë familjarët, të afërmit, kolegët dhe përfaqësues të strukturave të Policisë së Shtetit.
Mes dhimbjes dhe emocioneve të forta, kolegët e Mekollit nga forca “Shqiponja” nderuan kujtimin e tij, duke e përcjellë me respekt dhe mirënjohje për shërbimin e tij në radhët e policisë.














