Ardian Gjini me mesazh: Votoni për ata që dijnë t’i realizojnë ato që i premtojnë para jush

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka publikuar një videomesazh në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke u bërë thirrje qytetarëve që të..

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka publikuar një videomesazh në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dielën të dalin masivisht në votime dhe të mbështesin ata që dinë t’i realizojnë premtimet që japin para qytetarëve.

Gjini tha se gjatë gjithë fushatës, bashkë me kolegët e tij në Aleancë, kanë folur për rrugën që i duhet Kosovës dhe drejtimin që duhet ta ndjekë vendi, raporton klankosova.tv.

“Bashkë me kolegët e mi në Aleancë, gjatë gjithë kësaj fushate kemi folur për rrugën që i duhet Kosovës. Të dielën, dilni sa më shumë dhe votoni, për atë që e di rrugën për me mbërri te ato që i premtojnë para jush”, shprehet Gjini në videomesazh.

Ai theksoi se Aleanca e ka dëshmuar vizionin dhe rrugën që duhet ndjekur për zhvillimin e vendit, duke kërkuar mbështetje për listën 128 në zgjedhjet e së dielës.

“Ne e kemi treguar këtë rrugë, rrugën që duhet me e ndjekë Kosova”, përfundon mesazhi i Gjinit.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports