Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka nisur para dhjetë ditësh një peticion në mbështetje të ish-krerëve të saj që aktualisht po mbahen në Hagë nga Gjykata Speciale.
Që nga fillimi i këtij iniciimi qytetar, interesimi ka qenë i madh dhe deri më tani janë mbledhur mijëra nënshkrime.
Sipas të dhënave aktuale, në peticion janë regjistruar gjithsej 25.764 nënshkrime.
Përmes këtij peticioni po kërkohet që vendimi që pritet të merret nga Gjykata Speciale të mbështetet vetëm në prova dhe fakte që janë administruar gjatë procesit gjyqësor.
“Çdo ndikim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë politik do të dëmtonte rëndë kredibilitetin e drejtësisë ndërkombëtare, e cila presim të jetë e paanshme dhe pa standarde të dyfishta”, thuhet në peticion.







