Çka diskutuan Osmani dhe Prattipati në takimin e sotëm?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Burimet bëjnë të..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Burimet bëjnë të ditur se takimi ka qenë rutinor, megjithatë ai vjen në një moment kritik për vendin, pas zhvillimeve të shumta lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri.


Afati ligjor për nisjen e procedurës për zgjedhjen e Presidentit përfundon sot, ndërsa vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja pas një periudhe të gjatë bllokadash politike. Presidentja Osmani ka shprehur dëshirën për të vazhduar edhe për një mandat tjetër në krye të shtetit
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje, partia me të cilën Osmani garoi për herë të parë, ka propozuar kryediplomatin Glauk Konjufca si kandidat për këtë pozicion.


Presidenca ka njoftuar se Osmani do të mbajë një konferencë për media gjatë pasdites së sotme për të sqaruar pozicionin e saj dhe zhvillimet e fundit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports