Mbi 25 mijë nënshkrime në peticionin për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka nisur para dhjetë ditësh një peticion në mbështetje të ish-krerëve të saj që aktualisht po mbahen në..

1 minute

Read Time

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka nisur para dhjetë ditësh një peticion në mbështetje të ish-krerëve të saj që aktualisht po mbahen në Hagë nga Gjykata Speciale.

Që nga fillimi i këtij iniciimi qytetar, interesimi ka qenë i madh dhe deri më tani janë mbledhur mijëra nënshkrime.

Sipas të dhënave aktuale, në peticion janë regjistruar gjithsej 25.764 nënshkrime.

Përmes këtij peticioni po kërkohet që vendimi që pritet të merret nga Gjykata Speciale të mbështetet vetëm në prova dhe fakte që janë administruar gjatë procesit gjyqësor.

“Çdo ndikim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë politik do të dëmtonte rëndë kredibilitetin e drejtësisë ndërkombëtare, e cila presim të jetë e paanshme dhe pa standarde të dyfishta”, thuhet në peticion.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports