Maqedonia e Veriut nis zbatimin e sistemit “Qyteti i sigurt”, Policia e Kosovës paralajmëron shoferët nga Kosova

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut se në këtë shtet ka filluar zbatimi i monitorimit elektronik të..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut se në këtë shtet ka filluar zbatimi i monitorimit elektronik të komunikacionit rrugor përmes sistemit të quajtur “Qyteti i sigurt”.

Ky mekanizëm funksionon përmes kamerave inteligjente dhe në fazën fillestare do të aplikohet në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10.

Sipas Policisë së Kosovës, edhe automjetet me targa të huaja, përfshirë ato nga Kosova, do të përfshihen në këtë sistem. Në rast se konstatohet një shkelje përmes “Qytetit të sigurt”, drejtuesit e mjeteve do të njoftohen gjatë hyrjes ose daljes nga Maqedonia e Veriut.

“Ky sistem në fazën e parë, sipas njoftimit, do të zbatohet në qytetin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10, ku do të evidentohen shkeljet si: tejkalim i shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq, ndalim dhe parkim i parregullt si dhe qarkullim me automjet të paregjistruar. Për automjetet me targa të huaja ku bën pjesë edhe Kosova, nëse shtetasi i huaj kryen shkelje të konstatuar nga sistemi “Qyteti i sigurt”, parashihet njoftim gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti i Maqedonisë së Veriut. Të drejtën për pagesën e pesëdhjetë për qind të gjobës brenda afatit prej tetë ditësh e gëzojnë edhe qytetarët e huaj, ndërsa në rast mospajtimi me shkeljen ose mosrealizimit të pagesës, iniciohet procedurë kundërvajtëse për të huaj para gjykatës kompetente. Ky njoftim iu adresohet qytetarëve me qëllim të njoftimit, kujdesit dhe respektimit të dispozitave ligjore gjatë shkuarjes dhe qëndrimit në Maqedoninë e Veriut”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports