Ambasada e SHBA-së: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve..

1 minute

Read Time

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe, duke e vlerësuar atë si një veprim problematik në aspektin demokratik.

Sipas Ambasadës amerikane, një vendim i tillë bie ndesh me të drejtën themelore të qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre përmes një procesi të lirë dhe demokratik.

“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Më 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor. Megjithatë, gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit miratuan listat e kandidatëve të të gjitha subjekteve politike, me përjashtim të Listës Serbe, e cila është partia kryesore e serbëve në Kosovë dhe mbështetet nga Beogradi.

Në votim, tre anëtarë të KQZ-së u shprehën pro, dy anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan.

Pas këtij vendimi, më 2 shkurt, Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kundërshtuar vendimin e KQZ-së.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports