Maqedonci: Kërcënimet e Vulin nuk e frikësojnë Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-shefit të Shërbimit Sekret Serb (BIA), Aleksandër Vulin, duke theksuar se kërcënime të..

1 minute

Read Time

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-shefit të Shërbimit Sekret Serb (BIA), Aleksandër Vulin, duke theksuar se kërcënime të tilla nuk ndikojnë në qëndrimin dhe sigurinë e vendit.

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë punuar vazhdimisht në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, me qëllim që të garantojnë sigurinë e territorit dhe të qytetarëve.

Ai tha se politika e Serbisë, si politikë e gjenocidit, është pjesë përbërëse e politikës së saj.

“Kemi ndërtuar kapacitetet tona dhe kemi forcuar mbrojtjen e Kosovës, duke synuar të mbrojmë territorin e vendit dhe jetët e qytetarëve. Në asnjë rast nuk përfshihemi në veprime sulmuese, por fokusohemi në modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse”, tha ai.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports