BE i sheh me “keqardhje” për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, të cilat çuan në dështimin e zgjedhjes së presidentit të ri dhe shpërndarjen e Kuvendit, kanë ngjallur reagim edhe..

1 minute

Read Time

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, të cilat çuan në dështimin e zgjedhjes së presidentit të ri dhe shpërndarjen e Kuvendit, kanë ngjallur reagim edhe nga Bashkimi Evropian.

Nga BE është bërë e ditur se këto zhvillime janë parë me keqardhje, ndërsa është theksuar se po pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani.

Një zëdhënës i BE-së ka deklaruar të premten se institucionet evropiane janë në pritje të qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Ndërkohë, partia në pushtet, LVV, ka dorëzuar ankesë në këtë institucion, duke pretenduar se presidentja Osmani ka bërë shkelje kushtetuese me vendimin e saj.

Nga ana tjetër, Presidenca ka reaguar gjatë ditës së sotme duke theksuar se presidentja e vendit ka vepruar në përputhje me atë që kërkon Kushtetuta e Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports