Lëvizja Vetëvendosje synon që për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës të propozojë deputeten Albulena Haxhiu. Kjo bëhet e ditur nga burime brenda subjektit politik.
Seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë është caktuar të mbahet sot, duke filluar nga ora 17:00.
Në përbërjen e kaluar parlamentare, Albulena Haxhiu nuk kishte arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit.
Ndryshe, pas konstituimit të Kuvendit, zyrtarë të lartë të LVV-së kanë theksuar se do të thërrasin edhe një seancë tjetër gjatë mbrëmjes për formimin e qeverisë.







