Seanca konstituive e Kuvendit nis në 17:00, ja pikat e rendit të ditës

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të parë në kuadër të legjislaturës së re, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e..

1 minute

Read Time

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të parë në kuadër të legjislaturës së re, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të nisë në ora 17:00.

Kjo seancë shënon formalisht fillimin e punës së legjislaturës së dhjetë, pas përmbylljes së procesit zgjedhor të mbajtur më 28 dhjetor.

Sipas rendit të ditës, fillimisht do të bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve dhe konfirmimi i kuorumit, më pas deputetët do të japin betimin solemn. Në vijim pritet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij.

Presidentja Vjosa Osmani fillimisht e kishte caktuar seancën për në ora 12:00, por ajo u shty për shkak të procesit gjyqësor në Hagë.

Më poshtë rendi i ditës:

  1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
  2. Betimi i deputetëve,
  3. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit,
  4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

About the Author