LVV-ja mbështet amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se partia e saj mbështet plotësisht amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejt..

1 minute

Read Time

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se partia e saj mbështet plotësisht amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit, të cilat janë proceduar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Nagavci theksoi se miratimi i këtyre ndryshimeve do të ndihmojë në forcimin e stabilitetit institucional dhe rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit.

“Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese të përcjella sot nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli”, tha ajo.

Nagavci bëri thirrje që të gjithë deputetët e partive politike të japin përkrahjen e tyre: “Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit. Ftoj të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend.”

About the Author