Komisioni për Legjislacion nis shqyrtimin e amendamenteve për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit

Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete i Kuvendit të Kosovës ka filluar shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilat synojnë..

1 minute

Read Time

Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete i Kuvendit të Kosovës ka filluar shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilat synojnë që Presidenti ose Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Anëtari i komisionit, Adnan Rrustemi, bëri të ditur se komisioni ka marrë detyrën nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të analizuar amendamentet dhe për të ndërmarrë procedurat institucionale të nevojshme.

Sipas Rrustemit, qëllimi i këtyre ndryshimeve është të ndryshojë mënyrën e zgjedhjes së presidentit, duke kaluar nga votimi në Kuvend në votimin e drejtpërdrejtë nga populli. Ai shtoi se modeli i ri synon të shmangë ngërçet politike që në të kaluarën kanë penguar funksionimin e institucioneve dhe kanë rrezikuar stabilitetin institucional.

“Me këtë mënyrë synohet të shmangen bllokadat politike që shpesh kanë shoqëruar procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvend, duke krijuar më shumë stabilitet dhe funksionim më të qëndrueshëm të institucioneve,” tha Rrustemi.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports