Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po e prezantojnë vendin gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e rolit që këto artiste kanë në promovimin e kulturës dhe talentit kosovar në botë.

“Kineastet e Kosovës po i japin zë vendit tonë në skenat botërore. Krijimi i secilës prej tyre është më shumë se vetë profesioni që bartin. Me sukseset e shumta çdo ditë e më shumë po e ngritin lart shtetin tonë”, shkroi ai në Facebook.

Kurti shpërndau një postim të Qendrës Kinematografike të Kosovës, në të cilën vlerësohet roli i aktoreve, regjisoreve e skenaristeve si: Adriana Matoshi, Antoneta Kastrati, Arta Dobroshi, Blerta Basholli, Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi, Lendita Zeqiraj, Luana Bajrami, Norika Sefa, Sevdije Kastrati dhe Yllka Gashi.

“Me gratë e Kosovës kinemaja jonë është përherë e më afër me botën mbarë. Ato krijojnë që të tregojnë, ato punojnë që të frymëzojnë”, përfundon Kurti.

Të ngjashme:

Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
  • March 10, 2026

Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

Vazhdo lëximin...
Ambasadori britanik në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Forcimi i sistemeve të kujdesit është kyç për barazinë gjinore
  • March 8, 2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka folur për rëndësinë e mbështetjes dhe kujdesit në shoqëri, duke theksuar rolin që…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës