Kurti të hënën takohet me Abdixhikun për çështjen e Presidentit

Procesi për zgjedhjen e Presidentit pritet të hyjë në një fazë të re diskutimesh, pasi kryeministri dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do..

1 minute

Read Time

Procesi për zgjedhjen e Presidentit pritet të hyjë në një fazë të re diskutimesh, pasi kryeministri dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojë të hënën një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kjo vjen pasi Kurti u takua sot për herë të dytë në Kuvend me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, por pa arritur ndonjë marrëveshje.

Pas takimit, Hamza deklaroi se PDK-ja ofroi një mundësi të fundit “për t’i shmangur zgjedhjet e re”. Ai bëri të ditur se kërkesa e tyre ishte që presidenti i vendit të zgjidhet nga një kandidat i propozuar nga kjo parti.

Nga ana tjetër, Kurti u shpreh se “kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake” për president.

Takimi i radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut do të zhvillohet saktësisht një javë pas takimit të tyre të parë në Kuvend lidhur me këtë çështje.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports