Kurti konfirmon se nuk ka marrëveshje për presidentin, partitë do të propozojnë emrat veç e veç

Pas takimit me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk është arritur asnjë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit..

1 minute

Read Time

Pas takimit me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk është arritur asnjë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai theksoi se partitë do të propozojnë kandidatët e tyre veç e veç.

“Shpresoj që të kemi një garë ku emrat të dihen sa më shpejt, por tash për tash ky nuk është rasti. Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike a propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt, por emrat e përveçëm”, deklaroi Kurti.

Kryeministri shtoi se nesër do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së, ku do të diskutohet edhe kjo çështje. Ai nënvizoi se ende nuk është vendosur një kandidat për president.

“Ne nuk jemi përcaktuar për emër të veçantë. LVV është subjekti më i madhi në Kosovën e pasluftës, dhe besoj që nuk është vështirësia aty (te emri), por te hapat që na presin në vijim. Uroj në një garë demokratike e të hapur, dhe sa më parë ta kalojmë këtë sfidë”, përfundoi Kurti.

About the Author