Kurti takohet me drejtuesit e “Helvetas”, diskutojnë për zhvllimin ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e organizatës “Helvetas Swiss Intercooperation”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet..

1 minute

Read Time

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e organizatës “Helvetas Swiss Intercooperation”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të vendit dhe kësaj organizate. Takimi u fokusua në projekte që kanë përmirësuar zhvillimin ekonomik, përfshirjen sociale dhe qeverisjen e mirë në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit.

Kurti falënderoi “Helvetas”-in për kontributin e dhënë që nga viti 2001, duke veçuar projekte si DEMOS, i cili mbështet 38 komuna në qeverisje lokale demokratike; GPEK, që nxit tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër; dhe RECONOMY, që krijon mundësi punësimi për gratë dhe të rinjtë. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha strategjike si zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, përfshirja e diasporës dhe përmirësimi i shërbimeve publike.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i “Helvetas”-it, Lengsfeld, vlerësoi progresin e Kosovës në zhvillim institucional dhe demokratik dhe gatishmërinë e qeverisë për një partneritet strategjik. Ai siguroi se organizata mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen në fushat e qeverisjes lokale, zhvillimit ekonomik dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.

Në përfundim, palët ranë dakord për të vazhduar bashkëpunimin në projektet ekzistuese dhe për të shqyrtuar mundësi të reja që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports