Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pritet të zhvillojë një takim me liderët e partive opozitare për të diskutuar rreth çështjes së presidentit të vendit.
Ai theksoi se komunikimi dhe bashkëpunimi politik janë të nevojshme për të trajtuar këtë temë, duke shtuar se ftesat për takim do t’u dërgohen liderëve opozitarë gjatë ditës së sotme.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se nga dita e sotme do t’u dërgojë ftesa liderëve të partive opozitare për një takim në fillim të javës së ardhshme, lidhur me çështjen e presidentit.
Kështu u shpreh Kurti në një prononcim për media, teksa u pyet për këtë çështje, duke theksuar se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme.
“Unë besoj se me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe besoj se qysh sot do t’i dërgoj ftesat për t’u takuar në fillim të javës së ardhshme”, tha Kurti.







