KQZ publikon dy afatet kyçe për zgjedhjet e dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar dy afate kyçe për subjektet që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Institucioni..

1 minute

Read Time

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar dy afate kyçe për subjektet që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Institucioni ka përshtatur kalendarin zgjedhor me periudhën e shkurtuar prej vetëm 37 ditësh, duke ndryshuar edhe afatet për aplikim dhe certifikim.

Sipas vendimit, subjektet politike mund të aplikojnë online për certifikim nga data 24 deri më 30 nëntor. Procesi zhvillohet përmes platformës elektronike të KQZ-së, ku formulari duhet plotësuar dhe dorëzuar në mënyrë digjitale.

Nga e njëjta datë, 24 nëntor, subjektet do të kenë në dispozicion deri më 7 dhjetor për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë. KQZ ka lënë një afat dyjavor që partitë, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të përcaktojnë emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e fundvitit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka theksuar se si aplikimet për subjekte ashtu edhe listat e kandidatëve do të verifikohen për përputhje me kriteret ligjore, njësoj si në zgjedhjet e kaluara. Në procesin e fundit parlamentar, KQZ pati certifikuar 28 subjekte politike dhe gjithsej 1,279 kandidatë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports