Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

Arbnor Spahiu, ish-anëtar i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, është liruar sot nga burgu pas arrestimit nga autoritetet serbe. Lajmin e ka bërë të ditur..

1 minute

Read Time

Arbnor Spahiu, ish-anëtar i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, është liruar sot nga burgu pas arrestimit nga autoritetet serbe.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar përmes rrjeteve sociale, duke konfirmuar se Spahiu ka mbërritur i sigurt në Kosovë. “Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë për përkrahjen në këto ditë të vështira. Ai është mirë me shëndet. Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit që qytetarët tanë kalojnë një përvojë të tillë”, ka shkruar familjari.

Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh dhe më pas dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizhë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte konfirmuar më parë për situatën, duke bërë të ditur se ish-polici po udhëtonte me autobus nga Austria drejt Kosovës së bashku me familjen kur ndalimi kishte ndodhur. /Gjurmuesi/

About the Author