Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shtunën një ndryshim në kalendarin e aktiviteteve përpara zgjedhjeve të parakohshme të Kuvendit të Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Sipas këtij vendimi, ceremonia e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, e cila ishte planifikuar më 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, më 7 dhjetor.
Drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, njoftoi se ceremonia do të fillojë në ora 14:00 dhe për këtë janë ftuar përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje. /Gjurmuesi/







