Ngjarje e rëndë në Durrës: arrestohet 76-vjeçari pasi goditi rëndë bashkëshorten me sende të forta në kokë

Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në Durrës, ku një grua e moshuar ka përfunduar në spital me lëndime serioze pasi u..

1 minute

Read Time

Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në Durrës, ku një grua e moshuar ka përfunduar në spital me lëndime serioze pasi u sulmua nga bashkëshorti i saj. Ndërhyrja e shpejtë e Policisë ka shmangur pasoja edhe më të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, policia reagoi menjëherë pas thirrjes për ndihmë, duke mbërritur në banesën ku po zhvillohej konflikti.

Hetimet e para zbuluan se një 76-vjeçar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes 70-vjeçare, të identifikuar si F. D., duke e goditur në kokë me një shkop druri gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Autoritetet theksuan se ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve ka parandaluar që situata të përfundonte me pasoja fatale.

Si rezultat i goditjeve, viktima ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar urgjentisht në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports