Koncert solemn për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prizren

Organizata ACY – Active and Creative Youth do të organizojë një mbrëmje koncertale për të shënuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke sjellë një atmosferë..

1 minute

Read Time

Organizata ACY – Active and Creative Youth do të organizojë një mbrëmje koncertale për të shënuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke sjellë një atmosferë festive përmes muzikës klasike.

Në këtë ngjarje do të performojë Kuarteti “Harkor”, i përbërë nga Poema Dylhasi në violonçelo, Belinda Thaqi në kontrabas, dhe Lindi Pasha e Elton Syla në violinë. Koncerti ka për qëllim të promovojë talentin vendor dhe kulturën artistike përmes një përkujtimi të veçantë të këtij përvjetori.

Mbrëmja do të mbahet më 16 shkurt 2026, duke filluar nga ora 20:00, në ambientet e Muzeut të Nënës Terezë në Prizren.

Organizatorët kanë bërë të ditur se vendet janë të kufizuara dhe kanë ftuar të interesuarit të konfirmojnë pjesëmarrjen paraprakisht. Sipas tyre, prania e publikut do ta bëjë këtë ngjarje më të veçantë dhe festive.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports