Glauk Konjufca zhvillon vizitën e parë zyrtare si Ministër i Jashtëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka nisur aktivitetin e tij ndërkombëtar në këtë detyrë me një vizitë zyrtare në Mynih, ku..

1 minute

Read Time

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka nisur aktivitetin e tij ndërkombëtar në këtë detyrë me një vizitë zyrtare në Mynih, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë, forumin më të rëndësishëm global për çështjet e sigurisë.

Në një postim në Facebook, Konjufca ka vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum erdhi në një kohë kur rendi botëror po riformësohet, duke ofruar mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi nevojën për bashkëpunim të ngushtë me aleatët në përballje me sfidat rajonale dhe kontinentale të sigurisë.

“Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore, sikurse edhe i çdo aleati veç e veç, do ta bëjë aleancën veri-atlantike më të fuqishme kundrejt sfidave në këtë shekull të riformësimit gjeopolitik”, ka shkruar Konjufca.

Bashkë me ministrin Konjufca, në këtë konferencë morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ky i fundit bëri të ditur se gjatë vizitës u diskutuan edhe raportet me Serbinë, duke përfshirë domosdoshmërinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit për drejtësi lidhur me sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023, nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së Ana Brnabiq që konteston integritetin territorial të Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports