Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shprehur urimet e tij për shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e Shqipërisë në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar.
Përmes një komunikimi zyrtar në rrjetet sociale, KFOR-i ka uruar qytetarët shqiptarë për festën kombëtare dhe ka theksuar rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një nga 33 shtetet kontribuese në misionin e KFOR-it në Kosovë.
“Gëzuar ditën kombëtare të aleatëve tanë shqiptarë. Shqipëria është një nga 33 kombet kontribuese të trupave në misionin e KFOR”, thuhet në njoftim.
Mesazhi i KFOR-it ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë me shtetet aleate dhe rëndësinë e pranisë shumëkombëshe për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Urimi përkon me një nga ditët më të rëndësishme për shqiptarët dhe reflekton respektin e aleatëve të NATO-s për historinë dhe identitetin kombëtar të tyre. /Gjurmuesi/







