Osmani nga Vlora: Rroftë flamuri kuqezi, rroftë kombi shqiptar!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë.

Në një postim në Facebook, Osmani kujtoi historinë e flamurit të ngritur në Vlorë 113 vjet më parë dhe theksoi se ai simbolizon bashkimin e zemrave të shqiptarëve kudo që ndodhen. Ajo shtoi se ceremonia e sotme nderon jo vetëm Ditën e Pavarësisë, por edhe sakrificën e shqiptarëve në të gjitha trevat.

“113 vjet më parë, në Vlorë u ngrit flamuri që bashkon zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sot, kur e ngremë përsëri këtë flamur kuqezi, nderojmë jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe sakrificën e gjithë kombit, nga Vlora në Prishtinë, nga Shkodra në Shkup, në Mitrovicë, Preshevë e Ulqin, në mërgatë e kudo që rreh zemra shqiptare”, shkroi presidentja.

Ajo theksoi gjithashtu se flamuri është simbol i historisë së përbashkët dhe udhërrëfyes drejt një të ardhmeje evropiane. “Ky flamur është historia jonë e përbashkët, simboli që na bashkoi në ditët më të vështira dhe që na udhëheq sot drejt një të ardhmeje evropiane. Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë! Rroftë flamuri kuqezi! Rroftë kombi shqiptar!”, përfundoi Osmani. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports