UÇK-ja shënon 28 vjet nga dalja publike në skenë

Sot shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje që lidhet ngushtë me Ditën e Flamurit. Më 28..

1 minute

Read Time

Sot shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje që lidhet ngushtë me Ditën e Flamurit.

Më 28 nëntor të vitit 1997, UÇK-ja u shfaq për herë të parë në fshatin Llaushë të Skenderajt. Aktiviteti i saj publik u shkaktua nga një ngjarje tragjike: vrasja e mësuesit Halit Geci nga forcat serbe, dy ditë më parë.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi ishin të parët që dolën publikisht si ushtarë të UÇK-së gjatë varrimit të Gecit.

Deklarata për daljen e parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e UÇK-së, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports