“Këto s’janë prova”, avokati i Selimit: ZPS-ja e dëshpëruar për të gjetur prova medoemos

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vijuar paraqitja e fjalëve përfundimtare nga mbrojtja e Rexhep Selimit. Avokati i tij, Geoffrey Roberts, ka hedhur akuza..

1 minute

Read Time

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vijuar paraqitja e fjalëve përfundimtare nga mbrojtja e Rexhep Selimit. Avokati i tij, Geoffrey Roberts, ka hedhur akuza ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke e cilësuar qasjen e saj si përpjekje të dëshpëruar për të ndërtuar një rast mbi atë që e quan Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.

Sipas Roberts, Prokuroria po mundohet të gjejë elemente që do ta mbështesnin pretendimin për ekzistencën e NPK-së, të cilën ajo e lidh me UÇK-në.

“Në vend që të paraqiten prova për këtë marrëdhënie, apo këtë marrëveshje mes anëtarëve të ndryshëm të NPK-së të pretenduar, Prokuroria në vlerësime jorelevante të cilat janë pas kohës së formimit së pretenduar të kësaj marrëveshje, dhe pas periudhës së aktakuzës”.

Ai shtoi se përpjekjet e ZPS-së për të lidhur individë të ndryshëm brenda kësaj strukture të pretenduar mbështeten në elemente që nuk kanë relevancë.

“Dëshpërimi i ZPS-së për të gjetur prova medoemos mes anëtarëve të NPK-së, në fakt është mbështetur në fakte vetëm ori-relevant. Prokuroria i referohet Fatmir Limaj që ka jetuar me zotëri Selimin, dhe i referohen që kjo është veprim kriminal. Por zotëri Limaj nuk është i akuzuar këtu, dhe nuk mund t’u përgjigjet këtyre akuzave. Zotëri Selimi akuzohet thjesht pse ka njohur zotëri Limajn. Akuza që drejtohen për zotëri Limajn dhe i transferohen zotëri Selimin, vetëm pse e ka njohur atë. Kjo është e papërshtatshme”, tha ai.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports