Gjykata në Ferizaj dënon me një vit burgim një burrë për mos pagesë të alimentacionit të fëmijëve

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me një vit burgim të pandehurin F.B., për veprën penale “shmangia nga sigurimi i mjeteve..

1 minute

Read Time

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me një vit burgim të pandehurin F.B., për veprën penale “shmangia nga sigurimi i mjeteve për jetesë”.

Sipas njoftimit zyrtar, F.B. akuzohet se në periudhën nga 12 marsi 2019 deri më 25 janar 2023 ka shmangur përmbushjen e detyrimit ligjor për sigurimin e mjeteve të jetesës për fëmijët e tij, obligim ky i përcaktuar me Aktgjykim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“I pandehuri sipas aktgjykimit ka qenë i detyruar që t`i paguaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes A.B., për dy fëmijët e mitur mjetet për jetesë për periudhën nga data 12 mars 2019 për çdo muaj, në shumë prej njëqind e pesëdhjetë (150.00) euro për secilin fëmijë, e që në shumë të përgjithshme prej treqind (300.00) euro, derisa të ekzistojnë kushtet ligjore, ku i pandehuri i është shmangur detyrimeve duke mos i paguar shumat të cilat ka qenë i obliguar, në emër të ushqimit – alimentacionit të fëmijëve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports