KamerFest 2025 mbyll sonte edicionin e tij të 24-të me një mbrëmje të veçantë kushtuar kompozitorit dhe pianistit të njohur Dmitri Shostakovich, duke kremtuar trashëgiminë e tij muzikore përmes performancave të fuqishme.
Kjo mbrëmje finale vjen si homazh për një nga figurat më të rëndësishme të muzikës së shekullit XX, duke bashkuar artistë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas.
Programi i koncertit përfshin vepra nga Dvořák, Beach, Ravel, Cherkin, Tchaikovsky, Garetta dhe vetë Shostakovich, të interpretuara nga Romain Garioud (violonçel, Francë), Daniela Dikova (piano, Bullgari) dhe Sihana Badivuku (violinë, Kosovë).
Ngjarja zhvillohet në Sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 20:00. /Gjurmuesi/









