Personi që është plagosur sonte në Prishtinë, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka bëjnë të ditur se pacienti është dërguar në sallën operative të Qendrës Emergjente.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pas intervenimit, i njëjti do të transferohet në MIQ për trajtim të mëtejshëm.














