Forcat speciale policore arrijnë në Skenderaj, ndalojnë veturat (FOTO)

Forca të shtuara policore janë vendosur në mbrëmje në qytetin e Skenderajt. Arsyet e këtij verpimi nuk janë bërë të ditura, derisa Nacionale ka publikuar..

Forca të shtuara policore janë vendosur në mbrëmje në qytetin e Skenderajt.

Arsyet e këtij verpimi nuk janë bërë të ditura, derisa Nacionale ka publikuar fotografi nga disa rrugë të këtij qyteti.

Në pamje, policët specialë shihen duke ndaluar vetura.

Vendosja e Njësisë Speciale vjen në ditën kur në një lokal në këtë qytet ka ndodhur një sulm fizik, ku të përfshirë kanë qenë kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, Hysni Mehani, si dhe disa persona të tjerë.

Mehani ka pretenduar se është sulmuar nga Lushtaku, por ky i fundit e ka mohuar, duke thënë se qytetarët kanë reaguar ndaj provokimeve të zëvendësministrit.

Pak më parë, Prokuroria Themelorë në Mitrovicë ka njoftuar se dy persona janë ndaluar, derisa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *