Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjilan, ku një person ka ndërruar jetë pasi ka pësuar gjendje të rënduar shëndetësore gjatë kohës sa ishte në vendin e punës.
Sipas raportit 24-orësh, viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencën e qytetit. Dëshmitarët kanë deklaruar se ai kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë në tokë gjatë punës.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.







