Policia shqipton gjoba prej 1 mijë euro për ndotjen e rrugëve nga kompanitë në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime ndaj disa kompanive që po kryenin punime me kamionë për bartjen e dheut, pasi rrugët në rajonin e Prishtinës..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime ndaj disa kompanive që po kryenin punime me kamionë për bartjen e dheut, pasi rrugët në rajonin e Prishtinës u bënë të rrezikshme për shkak të baltës të grumbulluar.

Sipas njoftimit, më 20 dhjetor 2025, njësitet e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit në terren kanë konstatuar sasi të mëdha baltë në disa segmente të rrugëve nacionale, një rrezik i madh për sigurinë e trafikut, veçanërisht në kushtet e mjegullës dhe ngricave. Për këtë arsye, personat juridikë morën gjoba prej 1 mijë euro dhe u detyruan të pastronin rrugët menjëherë.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të veprojë pa hezitim gjatë sezonit dimëror kundër të gjithëve që rrezikojnë sigurinë e trafikut dhe jetën e qytetarëve”, njofton Policia në rrjetet sociale.

About the Author