Vdes një paciente nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime, rasti në hetim

Një paciente nga Qendra Integruese Rehabilituese për të sëmurë kronikë psikiatrik në Shtime ka ndërruar jetë pas një përkeqësimi të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Sipas..

1 minute

Read Time

Një paciente nga Qendra Integruese Rehabilituese për të sëmurë kronikë psikiatrik në Shtime ka ndërruar jetë pas një përkeqësimi të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

Sipas informacioneve zyrtare, pacientja është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa pas procedurave të nevojshme, trupi i pajetë i është liruar familjarëve për organizimin e ceremonisë mortore.

“Shtime / 20.12.2025 – 08:36. Nga Qendra Integruese Rehabilituese e të sëmurëve kronik psikiatrik është raportuar një paciente f/k i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe si pasojë ka ndërruar jetë në QKMF Shtime. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, njofton Policia e Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports