Gjendet e ngordhur një fokë e rrallë e Mesdheut në Vlorë

Një rast i rrallë që lidhet me faunën detare është regjistruar në bregdetin shqiptar. Një individ i fokës së Mesdheut është gjetur i pajetë në zonën e Gadishullit të Karaburunit, duke ngritur shqetësime për gjendjen e kësaj specieje të rrezikuar.

Organizatat që merren me mbrojtjen e natyrës kanë nisur procedurat për ekzaminimin e kafshës, ndërsa mostrat biologjike pritet të analizohen për të përcaktuar shkaqet e ngordhjes.

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka bërë të ditur se më 9 mars 2026 një individ i fokës së Mesdheut është gjetur i ngordhur në zonën e Gadishullit të Karaburunit, në qarkun e Vlorës.

Sipas njoftimit, dy ditë para gjetjes së trupit, turistë kishin publikuar në rrjetet sociale pamje të një foke në të njëjtën zonë. Në video, kafsha shfaqte shenja jete, por edhe sjellje jo të zakonshme për ekologjinë e kësaj specieje, çka ngriti dyshime për gjendjen e saj shëndetësore.

Pas marrjes së informacionit, PPNEA ndërmori një aksion kërkimi në det. Më pas, në bashkëpunim me veterinerë të trajnuar për trajtimin e gjitarëve detarë, u bë e mundur nxjerrja e kafshës nga bregu dhe transportimi i saj për ekzaminime të mëtejshme.

Individi u dërgua në Qendrën Kërkimore SharkLab Adria në Vlorë ku u kryen ekzaminime të detajuara dhe procedura e nekropsisë.

Gjatë këtij procesi janë marrë mostra biologjike sipas protokolleve shkencore, të cilat do të analizohen në laborator për të përcaktuar shkakun e ngordhjes së kafshës.

Sipas ekzaminimeve morfologjike paraprake, individi rezulton të jetë një femër e maturuar. Pas përfundimit të analizave dhe procedurave shkencore, trupi i saj do të dërgohet në Muzeu e Shkencave të Natyrës në Tiranë, ku do të përgatitet për balsamim për qëllime shkencore, edukative dhe ndërgjegjësuese.

Ekspertët theksojnë se Foka e Mesdheut është një nga gjitarët detarë më të rrallë në botë. Popullata globale e kësaj specieje vlerësohet të jetë më pak se 1000 individë, ndërsa në Shqipëri prania e saj është shumë e rrallë. Raste të tilla konsiderohen të rëndësishme për të kuptuar kërcënimet me të cilat përballen gjitarët detarë në rajon dhe për të forcuar përpjekjet për mbrojtjen e tyre.

Të ngjashme:

Një muaj paraburgim për Gjestin
  • March 13, 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Besart Kelmendit, i njohur ndryshe si Gjesti. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë…

Vazhdo lëximin...
Kurti: Nga sot do t’i dërgojë ftesa krerëve partiakë për takime lidhur me çështjen e presidentit
  • March 13, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pritet të zhvillojë një takim me liderët e partive opozitare për të diskutuar rreth çështjes së presidentit të vendit. Ai…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Një grua nga Nigeria shpenzon 70 ditë duke numëruar me zë të lartë deri në 1,070,000 thyen rekord botëror

  • March 13, 2026
Një grua nga Nigeria shpenzon 70 ditë duke numëruar me zë të lartë deri në 1,070,000 thyen rekord botëror

Gjendet e ngordhur një fokë e rrallë e Mesdheut në Vlorë

  • March 13, 2026
Gjendet e ngordhur një fokë e rrallë e Mesdheut në Vlorë

Dreame prezanton telefonin smart, model luksoz me vlerë deri në deri në 15 mijë dollarë

  • March 13, 2026
Dreame prezanton telefonin smart, model luksoz me vlerë deri në deri në 15 mijë dollarë

Kinematografia shqiptare prezantohet në Itali në festivalin e filmit “Sudestival”

  • March 13, 2026
Kinematografia shqiptare prezantohet në Itali në festivalin e filmit “Sudestival”

Një muaj paraburgim për Gjestin

  • March 13, 2026
Një muaj paraburgim për Gjestin

Përurohen hapësirat e rinovuara të Institutit të Anatomisë Patologjike në QKUK

  • March 13, 2026
Përurohen hapësirat e rinovuara të Institutit të Anatomisë Patologjike në QKUK