Fushë-Kosovë: Mbetet një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë, ku një person ka mbetur i lënduar. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës,..

1 minute

Read Time

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha se njësitet policore u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat e incidentit.

“Rreth orës 16:00 kemi marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dardania’ në Fushë Kosovë. Njësitet policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u raportua për një person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor po zhvillojnë hetime për të zbardhur këtë rast,” deklaroi Ahmeti. /Gjurmuesi/

About the Author